<body><script type="text/javascript"> function setAttributeOnload(object, attribute, val) { if(window.addEventListener) { window.addEventListener('load', function(){ object[attribute] = val; }, false); } else { window.attachEvent('onload', function(){ object[attribute] = val; }); } } </script> <div id="navbar-iframe-container"></div> <script type="text/javascript" src="https://apis.google.com/js/platform.js"></script> <script type="text/javascript"> gapi.load("gapi.iframes:gapi.iframes.style.bubble", function() { if (gapi.iframes && gapi.iframes.getContext) { gapi.iframes.getContext().openChild({ url: 'https://www.blogger.com/navbar.g?targetBlogID\x3d34852111\x26blogName\x3dThe+Marty+Heiser+Show\x26publishMode\x3dPUBLISH_MODE_BLOGSPOT\x26navbarType\x3dBLUE\x26layoutType\x3dCLASSIC\x26searchRoot\x3dhttps://iawab.blogspot.com/search\x26blogLocale\x3den_US\x26v\x3d2\x26homepageUrl\x3dhttp://iawab.blogspot.com/\x26vt\x3d5383338539364631763', where: document.getElementById("navbar-iframe-container"), id: "navbar-iframe", messageHandlersFilter: gapi.iframes.CROSS_ORIGIN_IFRAMES_FILTER, messageHandlers: { 'blogger-ping': function() {} } }); } }); </script>

The Marty Heiser Show

Kosova shpalli pavarësinë dhe miratoi simbolet shtetërore

Sunday, February 17, 2008

ET Prishtinë
KosovaLive

(UPDATE) - Deputetë e Kuvendit të Kosovës, të dielën, në një seancë solemne, miratuan Deklaratën e Pavarësisë, e cila e shpall Kosovën shtet të pavarur dhe sovran si dhe aprovuan flamurin e ri trengjyrësh të Kosovës, duke i dhënë fund kështu, pritjes së gjatë të popullit shqiptarë për të realizuar vullnetin e tyre, për shkëputje edhe formale nga Serbia.

Deklarata u votua nga 109 ligjvënës, pa asnjë votë kundër, ndërsa më pas u nënshkrua nga të gjithë deputetët e pranishëm në Kuvend, përveç atyre serbë, që siç pritej, nuk morën pjesë në seancën e jashtëzakonshme dhe solemne të shpalljes së pavarësisë së vendit.

Në seancë, ndërkaq ishin të pranishëm edhe shumica e shefave të zyrave diplomatike që janë të akredituar në Kosovë si dhe intelektualë e politikan të njohur vendorë e ndërkombëtarë, përfshirë edhe përfaqësuesit e familjes se Komandantit legjendar, Adem Jashari si dhe përfaqësuesit e TMK-së e SHPK-së.

Deklarata u lexua nga kryeministri Hashim Thaçi, dhe më pas u votua nga deputetët e u nënshkrua nga kryetari i vendit, Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi si dhe të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës.
posted by Ivon, 1:37 PM

0 Comments:

Add a comment